Igli Tare ka nisur merkaton pa u mbyllur ende ky sezon i Serie A, për të përforcuar sa më shumë Lazion që sezonin e ardhshëm do të luajë në grupet e Champions League.

Së fundmi në mediat spanjolle kanë qarkulluar zërat se Tare po tenton të transferojë me parametër zero te bardhekaltrit David Silvan i cili do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, ndërkohë është arritur akordi me sulmuesin e Realit Borja Mayoral i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Levante në formë huazimi.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Tare i ka ofruar Borjas një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,5 deri në 1,7 milionë euro në sezon dhe sulmuesi ka pranuar menjëherë por tashmë mbetet për t’u bindur Reali që kërkon të përfitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e Mayoral.

Top Channel