Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Një burrë nga Florida është akuzuar se ka marrë 3.9 milion dollarë në formë huaje nga Programi i Mbrojtjes së Biznesit të Vogël si ndihma për krizën e Covid 19, por në fakt i përdori për të blerë një Lamborghini e disa objekte të tjera luksoze në Miami Beach.
Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ndaj 29-vjeçarit David T. Hines është ngritur akuzë penale. Mësohet se ai kishte kërkuar afërsisht 13,5 milion dollarë kredi në emër të ndërmarrjeve të ndryshme dhe për t`ia arritur kësaj, kishte bërë shumë deklarata të rreme.
Në fund, i ishin miratuar vetëm një pjesë e fondeve te kerkuara. Vetëm disa ditë pas marrjes së fondeve, 29 vjecari kishte blerë një makinë sportive 2020 Lamborghini Hurican. Paratë i kishte kërkuar me pretendimin se do t`u jepte rrogat punonjësve, por nuk bëri asnjë pagesë të tillë. Hines është arrestuar ndërsa autoritetet sekuestruan Lamborghinin e tij dhe gati 3.4 milionë dollarë, të cilat i kishte ndarë në llogari të ndryshme bankare.
Top Channel