Pezullohet llogaria e djalit të Donald Trump prej komentit për COVID-19

28/07/2020 21:03

Djalit të presidentit të SHBA, Donald Trump i Riu, i është pezulluar përkohësisht llogaria në Twitter prej “shkeljes së rregullave të keqinformimit për koronavirusin”.

Masa erdhi pasi djali i Donald Trump postoi një video ku disa doktorë pretendonin se mjekimi anti-malarie hidroksi-klorokinë është një kurë për koronavirusin.

Një zëdhënës i rrjetit Twitter tha: “Postimi është në kundërshtim të politikave tona të keqinformimit për COVID-19 prandaj llogaria do të mbyllet derisa zotëruesi i saj të heqë postimin”.

Një foto e postuar nga zëdhënësi i djalit të presidentit, Donald Trump i Riu, Andrew Surabian tregonte detaje të llogarisë së tij të mbyllur përkohësisht, me argumentimim “përhapje e informacionit keqinterpretues dhe mundesisht të dëmshëm” për koronavirusin.

Llogaria në fjalë është ende e vizitueshme në Twitter por komenti i tij nuk mund të shihet.
Zëdhënësi Surabian tha se vendimi ishte i padrejtë.

Ai tha për BBC: “Pezullimi nga Twitter i Don Jr për shpërndarje të videos ku mjekë profesionistë diskutonin pikëpamjet e tyre, është provë se gjigandët e teknologjisë kërkojnë të vrasin fjalën e lirë online, dhe një tjetër shembull i shkeljeve elektorale në dëm të votave republikane. Megjithse ka mjaft kontestime në komunitetin mjekësor për trajtimin e koronavirusit me hidroksi-klorokinë, ka studime se ajo mund të jetë një trajtim i efektshëm. Ata që pretendojnë ndryshe e bëjnë për arsye politike”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel