Nuk e keni parë kurrë kështu, modelja bombastike shpërthen në lot: Është shumë e vështirë… (FOTO)

28/07/2020 15:47

Demi Rose ka shpërthyer në lot të hënën mbrëma teksa tregoi se kur ka qenë fëmijë kanë abuzuar me të dhe në shkollë e kanë bullizuar.

Modelja e famshme vendosi që përmes postimeve të shumta në “Instastory”, tu tregonte 14.2 milionë ndjekësve të saj se “rrjetet sociale nuk janë realiteti”.

25-vjeçarja ka vuajtur shumë kur babai i saj vdiq në moshën 80-vjeçare në 2018, e vetëm 7 muaj më pas edhe nëna, Christine, ndërroi jetë.

“Jo çdo ditë është një ditë e bukur. Jo çdo ditë ti ndihesh i lumtur siç ndiheshe një ditë më parë. Dhe është në rregull të ndihesh ashtu. Ne jemi humanë, shkruan Demi në një postim.

Më pas ajo poston një video ku shfaqet duke qarë dhe shprehet: “Më mungojnë shumë. Është akoma shumë e vështirë për mua të mësohem se sa shumë ndryshon jeta dhe sa shumë të duhet të rritesh e të bëhesh e fortë. Jo çdo gjë është perfekte gjithë kohës. Jo gjithmonë e dua veten”.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel