4 viktima dhe 117 raste të reja/ 123 pacientë të shtruar në spital, 22 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

28/07/2020 19:41

Në 24 orët e fundit nuk e fituan betejën me koronavirusin 4 qytetarë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 117 raste te reja, gati gjysma e tyre ne Tiranë.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar”.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nisur nga situatë e ditëve te fundit sistemi shëndetësor është ne gatishmëri te shtuar.

“Pas rritjeve të rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar. Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID 19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve të vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektoni distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdeseni për higjienën personale dhe kolektive”.

Top Channel