“Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove”/ Rama në CNN: Njerëzit meritojnë të jetojnë në një tjetër lloj mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës pas mbledhjes së këshillit politik.
Kryeministri Edi Rama thotë se si hapja e listave në 100 % ashtu edhe koalicionet nuk pengohen nga votimi i 30 korrikut, pse kjo është thjesht një alibi absurde e opozitës dhe pengesë politike.
Reagimi i Ramës
Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!
Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.
Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.
Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!
Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!

Top Channel