Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim koordinatorin Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, me të cilin diskutuan për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë, si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e negociatave.

MPB nëpërmjet një komunikate thotë se të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në punën që po bëjnë me qëllim që pas negociatave të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve, e që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Top Channel