Kina nuk ndalet! Hidhet në sulm kundër Zelandës

28/07/2020 18:23

Kina ka akuzuar Zelandën e Re për shkelje të ligjit ndërkombëtar pasi kjo e fundit pezulloi traktatin e saj për esktradim me Hong Kongun dhe ka rritur kontrollet në mallrat ushtarake të eksportuara me këtë shtet.

Ndryshimet janë bërë pas vendimit të Kinës për të miratuar ligjin për siguri kombëtare për Hong Kongun, deklaroi ministri i Jashtëm neozelandez Winston Peters. “Rruga e Kinës drejt ligjit të ri për siguri kombëtare ka shkatërruar parimet për sundim të ligjit, ka dëmtuar organizimin ‘një shtet, dy sisteme’, mbi të cilin bazohet statusi unik i Hong Kongut si dhe bie ndesh me garancitë që Kina i ka dhënë komunitetit ndërkombëtar.

Zelanda e Re “nuk mund të besojë më” se sistemi i drejtësisë penale në Hong Kong është mjaftueshëm i pavarur nga Kina”, u shpreh Peters. Ambasada kineze në Zelandën e Re e cilësoi vendimin si “shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”. Përveç Zelandës së Re, edhe Britania, Australia dhe Kanadaja kanë pezulluar marrëveshjet e tyre të ekstradimit me Hong Kongun, pas shqetësimeve të ngjashme, që lidhen me ligjin e ri të miratuar nga Partia Komuniste në Kinë.

Ligji i ri, i miratuar nga Kina, i cili ndalon tradhtinë, shkatërrimin, sulmin dhe ndërhyrjen e huaj, është parë nga aktivistët pro-demokracisë si pjesë e reduktimit të të drejtave speciale që gëzon ky territor. Në marrëveshjen, mes të cilës Londra ia dorëzoi Kinës Hongun Kongun në vitin 1997, thuhet se këto të drejtat special ai duhet t`I ketë deri në 2047.

Top Channel