Pas shtatë vjet negociatash të vështira BE dhe Kina ranë dakord për një marrëveshje investimesh. Në bazë të saj firmat europiane duhet të kenë një akses më të mirë në tregun e Kinës. Por djalli fshihet në detaje.
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në detyrat e reja në ministri përkatësisht tek ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes.
Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në objektin në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka.
Luftimi i pandemisë, zgjedhjet parlamentare në vjeshtë dhe largimi nga politika i kancelares Angela Merkel, janë ngjarjet kryesore që priten gjatë vitit 2021 në Gjermani. Një vështrim.
Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive, amerikani Dr. Anthony Fauci, tha të mërkurën se ai parashikon që Amerika të arrijë imunitet të mjaftueshëm kolektiv ndaj COVID-19 përmes vaksinimeve për të rifituar “një farë normaliteti” deri në vjeshtën e 2021, me gjithë pengesat e hershme në përhapjen e vaksinave.
Mëngjesin e sotëm në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K.
Gjermania po kryen vaksinime kundër Covid-19 në të gjithë vendin. Në strategjinë e vaksinimit qeveria po u përmbahet prioriteteve të caktuara, për shkak të sasisë aktualisht të pakët të vaksinave, shkruan Auron Dodi.
66 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha të mërkurën se një projekt-ligj demokrat për të rritur pagesat e ndihmës për koronavirusin në 2,000 dollarë nga 600 dollarë nuk kishte gjasa të kalonte në Senat së shpejti, duke eliminuar pothuajse me siguri shanset për sukses të një përpjekjeje për të rritur ndihmën, e cila u përkrah nga Presidenti Donald Trump.
Dy bombardues B-52 të Shteteve të Bashkuara raportohet se kanë fluturuar mbi Gjirin Persik, për herë të tretë në muajt e fundit, me sa duket me qëllim të parandalimit të Iranit për të sulmuar SHBA-në ose aleatët në rajon.
51 mijë e 144 persona në Kosovë janë infektuar me COVID-19 prej 13 mars 2020-të kur edhe u paraqitën dy rastet e para.
Kryetari i Klinës dënohet me gjobë prej 4 mijë eurosh, i ndalohet 2 vjet ushtrimi i funksionit publik
Edhe në ditën e ndërrimit të viteve moti do të jetë i paqëndrueshëm duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat jugore, reshjet do jenë me një intensitet më të lartë gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa në zonat e thella malore në veri, verilindje dhe juglindje reshjet do jenë në formën e dëborës. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do vazhdojë për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.
Fibra është një element kyç i një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Ushqimet më të pasura me fibër janë brokoli, arrorët, tërshëra, fasule, bizelet, avokado dardhat dhe buka me drithë të plotë.
Soda e bukës është një substancë e fuqishme që ka një përdorim shumë të gjërë në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Ajo përdoret në gatim, për pastërti, për heqjen e njollave, zbardhjen e rrobave por edhe si një produkt bukurie.
Trupi i njeriut është shumë misterioz, magjik por dhe i çuditshëm. Shumë prej proceseve të trupit shpesh nuk kanë kurrfarë kuptimi, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të shpjegueshme shkencërisht.
Varianti i ri i koronavirusit i cili transmetohet me shpejtësi, që fillimisht u zbulua në Britani, është gjetur edhe në Kaliforni, tha Guvernatori Gavin Newsom të mërkurën, një ditë pasi u dokumentua në shtetin Kolorado rasti i parë i njohur në Shtetet e Bashkuara.
Senatori republikan Josh Hawley u zotua të mërkurën të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden kur Kongresi të mblidhet për të numëruar zyrtarisht votat elektorale, gjë që mund të shkaktojë një debat të gjatë në Senat por praktikisht nuk ka asnjë shans për të përmbysur rezultatet.
Qindra refugjatë nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme u lanë nën qiell të hapur të mërkurën kur dështuan përpjekjet për t’i zhvendosur në një pikë tjetër në Bosnje, pasi qendra ku strehoheshin u shkatërrua nga zjarri, tha policia dhe disa refugjatë.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden thotë se do të tregohet më agresiv në luftën kundër COVID-19, duke shtuar ndër të tjera ritmet e vaksinimit, ndërsa administrata e Presidentit Trump po iu kundërpërgjigjet kritikave lidhur me reagimin ndaj pandemisë që ka lënë deri tani afro 339,000 të vdekur në SHBA.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris dhe Presidenti Donald Trump po planifikojnë të bëjnë fushatë në shtetin jugor Xhorxhia në dy ditët e fundit përpara votimit që zhvillohet ditën e martë në këtë balotazh jetik për kontrollin e Senatit.
Zgjedhjet e raundit të dytë në shtetin amerikan të Xhorxhias kanë implikime të thella për demokratin Joe Biden, i cili do të betohet si president më 20 janar. Dy vendet e Senatit që do të përcaktohen nga kjo garë, do të vendosin se kush do ta ketë aty kontrollin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan shpjegon.
Një statujë e Abraham Lincoln-it me një skllav të liruar që duket se po gjunjëzohet përpara tij, është hequr nga një zonë në qendër të Bostonit. Statuja shkaktoi kundërshtime gjatë protestave në mbarë vendin kundër padrejtësive racore.
Aktori, fitues i cmimit Oskar, Antoni Hopkins, ka postuar një video në Twitter me të cilën feston 45 vite esëll të tij, duke i dhënë një mesazh inkurajues fansave.
Ndërsa një heshtje e diktuar nga pandemia ka mbuluar atë që normalisht është një periudhë koncertesh dhe ballosh në kryeqytetin austriak, Vjenë, koncerti i tij i famshëm i vitit të ri do të mbehet, edhe pse në një holl të zbrazët.
Mario Balotelli është rikthyer të luajë një ndeshje futbolli pas më tepër se 9 muajsh, pasi herën e fundit që zbriste në fushë, ka qenë më 9 mars të këtij viti, në përballjen mes Sampdorias e Brescias.
Edi Martini, në analizën që i bëri ndeshjes me Kukësin, theksoi se me pikët që i mungojnë për shkak të gabimeve të arbitrave, Teuta sot do të ishte në vendin e parë.
Rrahman Hallaçi shprehu keqardhjen në “Gol pas Goli” për mënyrës se si e mbylli Kukësi vitin 2020, me dy humbje të rënda përballë Partizanit dhe Teutës. Pasuesi i Gegës u ankua për dy penallti të padhëna.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas në futboll. Në një intervistë për fshf.org, tekniku Reja shprehet se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga covid-19, bilanci për vitin 2020, duke iu referuar ndeshjeve të fundit të Kombëtares është pozitiv.
Liverpool ngec në transfertën e “St. Jacob’s park” ndaj Newcastle, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola, që i lë gjithsesi “the reds” në krye të renditjes me 33 pikë, tre më tepër se Manchester United i vendit të dytë.
Reali i Madridit nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Elches dhe mbeti pas Atleticos në renditje, pasi tani ka dy pikë më pak se “Los Colchoneros” të cilët kanë edhe dy ndeshje më tepër për të luajtur, me të cilat mund të shkëputen më shumë.
Një gol i Luis Suarez në minutën e 20’ i mjaftoi Atleticos së Madridit që të marrë tre pikët në ndeshjen ndaj Getafes në “Wanda Metropolitana”.
Tiranë- Në botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, botuar për herë të parë nga INSTAT, jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore.
Kur temperaturat bien, lëkura është organi që preket menjëherë.
65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Analisti nga Kosova Berat Buzhal, ndryshimet në qeverinë Rama dhe dorëheqjen e Gent Cakajt nga Ministria e Jashtme e ka cilësuar si një mesazh të Ramës për politikën në Kosovë.
Në fund muret fortifikues të ndarjes së pushteteve u bënë ballë sulmeve të marra. Të gjitha ato rënkime e ankime nuk ndihmuan aspak. Madje as gjyqtaret e gjyqtarët e zgjedhur prej tij në Gjykatën Supreme amerikane nuk i ndihmuan dot. Donald Trump duhet të largohet më 20 janar nga Shtëpia e Bardhë.
Në Gjermani, bllokimi, i cili skadon më 10 janar, mund të zgjatet për dy ose tre javë të tjera.
2020 ishte një vit intensiv për zhvillimet politike dhe 2021 pritet të jetë më i ashpër në betejat politike, kjo edhe për faktin se janë zgjedhjet në 25 prill. Betejat politike të 2021 është tema e diskutimit në Open në Top Channel.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku burri vrau gruan, 2 djemtë dhe më pas veten.
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një sulm ndaj një autobusi pasagjerësh në Sirinë lindore.
Teksa qëndronte në altarin e një kishe të vogël në Kolumbi, 15-vjeçarja Victoria Eugenia Henao mundohej të mbante nervat teksa pëshpëriste premtimet e martesës në ceremoninë sekrete me Pablo Escobar, burrin 11 vite më të madh që do të bëhej lordi më i fuqishëm i drogave në vend.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.366 testime për Covid dhe prej tyre 493 kanë rezultuar pozitivë me virusin.
Gjatë një shëtitje nëpër qendrën historike të qytetit, ai vuri re se ATM-ja përpara së cilës po kalonte po “zbrazte” kartëmonedha prej 50 dhe 20 eurosh.
Dhjetë persona u plagosën, njëri është në gjendje kritike, ndërsa 26 janë zhdukur pasi një rrëshqitje e dheut në Norvegjinë jugore mori më shumë se dhjetë ndërtesa në orët e para të mëngjesit, raporton Reuters.
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se do të duhet kohë për ta vaksinuar botën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke u bërë thirrje njerëzve që t’u përmbahen masave të provuara që i mbajnë të sigurtë kundër pandemisë globale.
Maqedoni- Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 366 testime për Kovid dhe prej tyre 493 kanë rezultuar pozitivë me virusin.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.
Modelja e njohur, Angela Martini, është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale. Ajo tërheq vazhdimisht vëmendjen me pozat e nxehta e videot seksi në rrjete sociale.
Në 58 orët e fundit, 66 tërmete u ndjenë në Kroaci, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Raportimet e fundit nga Brazili flasin për një festë masive me modele mahnitëse dhe yje braziliane të Instagramit, që kishin mbushur për gati një javë vilën e futbollistit të PSG, Neymar, i cili duket se nuk hoqi dorë as sivjet nga tradita e tij thuajse e përvitshme.
Fiks Fare solli rastin e një drejtoreshe të një shkolle 9- vjeçare në Elbasan e cila e quan veten ‘armiken’ numër një të zv.drejtoreshës , duke i hequr kështu edhe dokumentet nga dosja me të cilën rikonkuronte për këtë post.
Tiranë- Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në dy vende të ndryshme në Tiranë.
Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.
Arkimed Lusha njohur si Stresi vijon të jetë person në kërkim për policinë shqiptare si organizator i protestave të dhunshme në Tiranë, pas vrasjes së Klodian Rashës.
Rreth 6.000 austriakë janë vaksinuar kundër koronavirusit që nga e diela, kur filloi vaksinimi në Austri.
Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës e Vllaznisë u mbyll në një barazim emocionues 1-1 në stadiumin Selman Stërmasi, rezultati që nuk e ndryshoi renditjen e kategorisë Superiore.
Forcat ajrore të SHBA kanë publikuar pamjet e një sulmi të frikshëm të simuluar të gjuajtësit F-15C Eagle, i cili shkatërron një objektiv ajror me raketën ajër-ajër Sidewinder, gjatë manovrave në brigjet e Britanisë.
Avionët luftarakë izraelitë qëlluan me raketa objektivat ushtarake pranë Damaskut, duke vrarë një ushtar sirian dhe duke plagosur tre të tjerë, njofton Ministria e Mbrojtjes së Sirisë.
Të paktën 28 njerëz u vranë sot në një sulm terrorist në një autobus në autostradën kryesore në provincën siriane të Dair al-Zor, e cila kufizohet me Irakun, raportojnë mediat shtetërore siriane.
Një përgjigje shumë efektive kundër covid-19 vjen nga një proteinë e quajtur Lactoferina, një zbulim që mban firmën e një studimi paralel nga universitetet e Tor Vergata dhe Sapienza të Romës.
Pas largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja, kjo parti besimin për kandidat për kryeministër ia ka dhënë kryeministrit aktual, Avdullah Hoti.
Ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se Bashkimi evropian duhet të blejë vaksinën edhe për vendet e Ballkanit perëndimor për të shmangur ndërhyrjen e aktorëve të tretë.
Irani do të paguajë $150,000 familjeve të secilës nga 176 viktimat e rrëzimit aksidental të avionit ukrainas nga artileria e Gardës Revolucionare në janar.
Kryeministri Edi Rama, ka bërë sot me dije se është dakordësuar në parim kontrata me Pfizer për të nisur vaksinimin në Shqipëri në muajin Janar.
Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka reaguar lidhur me emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jatshtme.
Vaksinat do të tregojnë një ndikim më të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit në Itali “në pranverë” kur midis 10 dhe 15 milion njerëz do të vaksinohen, deklaroi sot kryeministri Giuseppe Conte.
Autoritetet italiane njoftuan sot edhe për 16,202 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 575 viktima të tjera.
Durrës- Gjatë ditës së sotme vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Ndërkohë në Durrës moti i keq ka shkaktuar përmbytje të shumta në rrugët e qytetit.
Atdheu është një ndër djemtë që spikati në “PërPuthen” me pamjen e tij, një djalë mjaft simpatik. E ndonëse jo binjakë, Atdheu është kopja e vëllait të tij.
TIRANË- Në prag të mbylljes së vitit 2020, vitit të parë të funksionimit të saj si institucion, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ofron përmbledhje të të dhënave mbi veprimtarinë gjyqësore të saj.
Modelja zgjodhi një fustan të kuq që shkëlqen nga stilistja shqiptare Lia Stublla.
Shkencëtarët thonë se mund të kenë zbuluar arsyen përse stresi zbardh flokët e njerëzve, si dhe një mënyrë të mundshme për ta ndaluar këtë pa pasur nevojë për bojën e flokëve, në disa detaje që lexuesit mund t’i konsiderojnë ‘të rënda’.
Kryeministri Edi Rama me anë të një video mesazhi, ka falenderuar shqiptarët për rezistencën e treguar në këtë vit të vështirë, ku u përballën me tërmetin dhe më pas me pandeminë globale të covid-19.
Këtë javë, në studio janë ftuar të afërmit e konkurentëve, ku kanë treguar preferencat e tyre. Sot, mami i Marisit tregoi cilën nga vajzat pëlqen më shumë.
Arbri, konkurrenti në “PërPuthen”, e përmend shpesh faktin që vjen nga fshati, e sigurisht realiteti atje është disi më ndryshe, në pranimin e veprimit ët Arbrit, për të gjetur grua në një emision.
Në fund të pjesës së parë, u zhvillua takimi 4-minutësh mes Sindit dhe Atdheut dhe u duk qartë që kanë lindur “shkëndijat” e para mes tyre.
Në fund të pjesës së parë të “Për’Puthen” u zhvillua takimi 4-mintuësh mes Sindit dhe Atdheut, ku u duk qartë që kanë lindur “shkëndijat” e para mes tyre.
Pjesë e “Për’Puthen” për ditën e sotme ishin dy prej familjarëve të konkurrentëve, vëllai i Atdheut dhe vëllai i Arbrit, Butrinti dhe Adrisi.
Në 24 orët e fundit, 1.850 raste të reja të infeksionit me koronavirus u regjistruan në Kroaci dhe numri i rasteve aktive është gjithsej 8,301, derisa 65 njerëz vdiqën
Makinat elektrike me shumë gjasa do të bëhen më pak të kushtueshme se ato me karburant në 2 ose 3 vjet, thotë një raport i ri.
Pjesë e “Për’Puthen” për ditën e sotme ishte vëllai i Atdheut, Butrinti.
Kryeministri britanik Boris Johnson nënshkroi sot në Londër marrëveshjen e përfunduar tregtare me Bashkimin Evropian (BE) mbi marrëdhëniet tregtare prej 1 janari.
Policia e Kosovës ka arrestuar një laborant të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pas informacioneve se i njëjti i ka mundësuar një personi tjetër që të testohet për COVID-19, pa pritur në rend, dhe në këmbim të marrjes së rezultatit, një ditë më vonë, i ka kërkuar para në vlerë 20 euro.
Një zviceran, i cili ishte ndër të parët në vend që u vaksinua me një vaksinë kundër COVID-19 ka ndërruar jetë më vonë.
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka nisur prej disa kohësh një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi.
Njerëzit që marrin vaksinën e koronavirusit në Los Angeles do të jenë në gjendje të mbajnë provën e imunizimit në telefonin e tyre.
Një i ri nga Florida që duket se po tentonte të vidhte shtëpinë e dikujt, ka vdekur në një aksident të tmerrshëm gjatë grabitjes.
Bashkia e Tiranës është kujdesur që të jetë pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike.
Moderatorja dhe vajza shumë e komentuar e rrjeteve sociale, Megi Pojani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Hoti sot ka marrë besimin e kryesisë së kësaj partie që të jetë në garë për të parin e qeverisë së re të vendit.
Viti 2020 në Kosovë, sikurse edhe në gjithë botën, ishte si asnjë tjetër. Vendi u godit nga pandemia e COVID-19 që mbizotëroi jetën e përditshme. Krahas pandemisë Kosova u përball edhe me kriza të njëpasnjëshme politike.
Trump i jep fund mbretërimit 12-vjeçar të Obamës si njeriu më i admiruar në Amerikë.
Arben Manaj, ekspert i analizës për çështjet ndërkombëtare ka ndarë në “Top talk’ analizën e tij politike për vitin që po lemë pas.
Të paktën 9 persona u plagosën dhe rreth 200 veta u evakuuan, të mërkurën, pas një rrëshqitje toke në një qytezë, në veri të Oslos, në Norvegji.
Ligjvënësit britanikë kanë miratuar marrëveshjen tregtare pas Brexitit me Bashkimin Evropian. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se marrëveshja do të “hapë një kapitull të ri në historinë kombëtare”.
Personat që vuajnë nga alergji ndaj ushqimit ose ilaçeve të tjera mund ta bëjnë vaksinën e Oxford/AstraZeneca, sipas ekspertëve.