00:22
Një 75-vjetor i trishtë, po shuhet legjenda Gerd Muller!
Mbush 75 vjeç, këtë të martë (3 nëntor), por Gerd Müller nuk është në gjendje ta kuptojë dhe festojë. Qendërsulmuesi legjendar i Gjermanisë Perëndimore të viteve ’70 tani është në një gjendje të pakthyeshme, thuajse i pavetëdijshëm, duke fjetur pjesën më të madhe të kohës (në vitin 2015, me rastin e 70-vjetorit të tij të lindjes, Bayerni kishte njoftuar se ish-sulmuesi ishte prekur nga sëmundja e Alzheimerit). Bashkëshortja e tij, Uschi, pohoi me keqardhje se i mbiquajturi “Bombarduesi” (Torpedo) po i afrohet fundit.