Përplasen dy automjete, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës

09/04/2021 17:42

Një aksident është shënuar këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar një radhë kilometrike trafiku në drejtim të Tiranës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Fatmirësisht, mësohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

Top Channel