“Rasti i kryeministrit je ti”/ Rama nxjerr videon e Dautit, “çobanit legjendar”: I qendisa mesazh zotërisë tënde, ata të LSi më vunë vizë

09/04/2021 14:42

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një fermeri nga Konispoli i cili përmes platformës e-albania ka mundur të zgjidhë problemet e tij.

Rama e ka sjell në vëmendje rastin e tij për të gjithë ata që thonë “E ku dinë fshatarët të aplikojnë në E-Albania!”.

Biseda

“Dauti, çobani legjendar i Konispolit, u bën të fala tërë atyre që thonëtani na trego cik historinë”, thotë Rama.

Dauti: Për ata që thonë ku dinë fshatarët. Tani iki në Konispol te shefja e madhe i them me duhet një shpërngulje për djalin ta çoj te gjimnazi

“Sami Frashëri “në Tiranë nuk bëhet më tha . Në rregull i thashë. Një të qendisur një mesazh te e-albania zotërisë tënde , mbaj mend numrin e kam të fiksuar në mes të natës.

Për dy orë erdhi xhevapi. Merr drejtoresha e Fierit.

Alo urdhro, rasti kryeministrit je ti, po. Nesër në saba në orën 8 të jesh te dera e gjimnazit, kam një veturë të vjetër o shefi i madh edhe pa gdhi dita atje.

U regjistrua djali dhe të fëlnderoj.

Rasti i 2, 30 vjet nuk më jepnin aplikim, apliko unë, viza ata të lsi që nga koha e shokut Skënder dhe PSD , ja morën elektoratin shokut Skënder, pak i morën shokut Sali. Erdhi aplikimi nga shoku Dhimo.

Rama:Ti vazhdon me e-albania?

Dauti: Po po me atë, shpëtim, të kam falenderuar

Top Channel