Ndahet nga jeta bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë në moshën 99-vjeçare

09/04/2021 13:12

Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetë e II dhe bashkëshorti më jetëgjatë i një monarkeje britanike, është ndarë nga jeta në moshën 99 vjeçare.

Philip kaloi 65 vite duke mbështetur mbretëreshën, ai u tërhoq nga roli i tij publik në 2017-ën dhe qëndroi kryesisht larg vëmendjes që atëherë. Në vitet e tij aktive, ai ndihmoi në përcaktimin e një kursi të ri për monarkinë nën një mbretëreshë të re, duke mbrojtur Britaninë, kauzat ambientaliste, shkencën dhe teknologjinë.

Marrëdhënia e princit Philip me princeshën e re Elisabetë, nisi si një histori dashurie të rinjsh.

“Ne duket sikur i përkasim njëri tjetrit prej vitesh”, shkruante Elizabetha në një letër drejtuar prindërve të saj pasi u martuan. Me kalimin e viteve, mbretëresha pranoi që princi Philip ka patur shumë ndikim tek ajo, duke e quajtur atë forca dhe vullneti i saj, në një fjalim në përvjetorin e 50 të martesës së tyre.

I lindur më 10 qershor 1921, në ishullin grek të Korfuzit, Princi Filip ishte djali i vetëm i princit Endriu të Greqisë dhe Danimarkës, dhe princeshës Alice të Battenbergut.

Mbreti i Greqisë, xhaxhai i Philip, u detyrua të abdikonte kur Philip ishte foshnje dhe familja u vendos në Paris, me Philip që u shpëtua pasi ishte futur në një lloj djepi të bërë me një kuti portokalli. Në moshën 7 vjeçare ai u vendos në Angli, ku jetoi në pallatin e Kensingtonit, tani shtëpi e princit Uilliam. Philip jetoi atje me gjyshen e tij dhe më vonë iu bashkua marinës mbretërore.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel