Ndërron jetë në moshën 50 vjeçare reperi legjendar DMX

09/04/2021 21:35

Reperi me famë botërore, Earl Simmons, i njohur me emrin e artit DMX, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare, pothuajse një javë pasi u godit nga një atak në zemër, si pasojë e mbidozës nga droga.

Familja e tij ka konfirmuar lajmin në një deklaratë ku shkruajnë: “Jemi thellësisht të trishtuar të lajmërojmë se i dashuri ynë DMX, emri i vërtetë Earl Simmons, ka ndërruar jetë në moshën 50 vjecare në spitalin ‘White Plans’, pasi ka luftuar me jetën ditët e fundit të tij”.

“Ai ishte një luftëtar, i cili nuk u dorëzua deri në fund. Muzika e tij ka inspiruar njerëzit në mbarë botën dhe të mbahet mend si një ikonë e muzikës rep”, shtuan ata.

Lajmi erdhi pasi u raportua se organet e tij nuk po funksiononin sic duhej dhe pasi truri i tij kishte humbur çdo funksion.

DMX nxori për herët të parë albumin e tij në vitin 1998, më titull “Its dark and hell is Hot”, më të cilin u bë shumë i njohur në të gjithë botën. Gjithashtu në krye të klasifikimeve atë e kanë mbajtur edhe albumet me titull ‘And then There was x, Flesh of my flesh, Blood of my blood, The great Depression, dhe Grand Champ. Ai numëron 7 albume dhe ka fituar 3 nominime për çmime grammy.

Simmons lindi në periferi të New York-ut, Mount Vernon në 1970 dhe u rrit pjesërisht në shtëpitë e fëmijëve pasi u abuzua fizikisht nga nëna e tij.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel