Basha, ftesë socialistëve/ Takon dy të larguar nga PS: Bashkë për aspiratat e vendit

09/04/2021 15:12

Në kulmin e fushatës elektorale liderët politik po bëjnë gjithçka  për t’iu afruar elektoratin dhe Lulzim Basha e gjeti veten në traktorin  e një fermeri ku  i shpalosi programin e tij për bujqësinë.

Nga plani  për bujqësinë  biseda u zhvendos në sferën politike.

Fermeri: Le të më dalë Rama mua në debat.

Basha- I ka frikë lulzimat ai.

Në zyrën  e tij në Tiranë, Lulzim Bshën e prisnin dy ish funksionarë  socialist   të Durrësit,  të cilët  kanë braktisur  Partinë Socialiste dhe kanë vendosur të  bashkohen me Partinë  Demorkatike.

Basha- Ta heqim një drejtues I cili nuk mund të drejtojë as shtëpinë e tij partinë socialiste jo me vendin.

Krahas votës së elektoratit gri, kryedemokrati Basha  kërkon të bëjë për vete edhe socialistët e zhgënjyer.

Top Channel