Rama nga Saranda: Transformim thelbësor i bregut të qytetit mikpritës, gati për sezonin turistik

09/04/2021 17:04

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të premte në Sarandë, për të parë nga afër punimet në ndërtimin e shëtitores së re të madhe në këtë qytet, që do të jetë gati për turistët këtë verë.

“Një transformim thelbësor i bregut të qytetit mikpritës, në pritjen e paduruar të një sezoni të lehtësuar turistik”, shkruan Kryeministri në “Facebook”.

Ndërkohë, punimet e kësaj vepre janë drejt përfundimit dhe pritet që më datën 15 maj të ketë përfunduar i gjithë procesi. Është shtuar hapësira publike e plazheve, po ashtu edhe shërbimet.

“Jemi në përfundim të gjitha punimeve, kanë mbetur vetëm disa gjëra të vogla. Në 15 maj do jetë e përfunduar gjithçka sipas kontratës. Na është shtuar hapësira publike e plazheve. Është shtuar shumë sipërfaqja në këtë plazh dhe është bërë publik. Ndërkohë, janë shtuar shërbimet. Janë mbjellë 120 pisha, ndërkohë palmat janë 22. Kanë filluar që tani qytetarët, edhe në punë e sipër, për të kaluar dhe për të bërë shëtitjen e darkës. Kemi përsëritur karriget e lëvizshme. Kanë fituar edhe shumë bizneset në vijën e parë. Nuk japin më qira, shërbejnë vet!”, shprehet një prej punëtorëve që po ndjek punimet në këtë kryevepër.

Rama: Bukur shumë. Bukur! Fitojë shumë Saranda me këtë!

Top Channel