Gruaja mëson se nusja e djalit ishte bija e saj e humbur, në ditën e martesës (fotot)

09/04/2021 18:38

Martesat njihet për momente shokuese që mbahen mend për gjithë jetën, por jo si kjo që ndodhi në Suzhou, në lindje të Kinës më 31 mars.

Teksa nisën celebrimet për çiftin e ri, nëna e dhëndrit vuri re atë që ishte një koinçidencë e pamundur; Nusja kishte një nishan që çuditërisht i dukej shumë familjar. Mediat kineze thonin se nishani i vajzës ishte i njëjtë me atë që kishte pasur vajza e saj, të cilën e kishte humbur dekada më parë kur ishte bebe.

Prandaj nëna e dhëndrit i bëri pyetjen e sikletshme vjehrrit e vjehrës së ardhshme: “E keni adoptuar vajzën tuaj?”.

Adoptimi kishte qenë një sekret i ruajtur i familjes, por fakti që gruaja e dinte këtë informacion ishte një sinjal madhor.

Prandaj familja u përgjigj sinqerisht “po”, dhe nëna e djalit shpërtheu në lot teksa thoshte se nusja është bija e saj që kishte 20 vjet që e kërkonte. Në këtë moment edhe nusja shpërthen në lot, duke thënë se edhe ajo kishte kërkuar parreshtur nënën e saj biologjike.

Nusja tha më tej se gjetja e nënës së saj ishte më e lumtur sesa vetë martesa, por historia e lumtur nuk mbaron këtu.

E përditshmja e Hong Kong, Oriental Daily shkruan se gruaja tregoi sesi pas humbjes së të bijës, kishte vendosur të adoptonte një djalë, që ishte ai që po martohej, prandaj nusja dhe dhëndri nuk ishin të afërt biologjikisht dhe martesa mund të vazhdonte.

Historia e rrallë është bërë virale në rrjet, dhe reagimet varionin nga ato më emocionalet, te komentet satirike.

Një person komentonte se “një film dramatik mund të krijohet me historinë”, ndërsa një tjetër pyeste nëse dhëndri ishte njëkohësisht “edhe djali, edhe dhëndri” i gruas.

Të tjerë hidhnin dyshime mbi vlefshmërinë e martesës, duke thënë se megjithse nuk ka lidhje gjaku mes çiftit, ata kanë statusin formal vëlla e motër”.

Ligji i parë i martesës në Kinë është kaluar në vitin 1950. Ai kishte si qëllim ndalimin praktikave feudale si martesat me mblesëri apo martesën e minorenëve.

Në vitin 1950 ligji përfshiu citimin e famshëm të liderit kinez Mao Zedong për emancipimin e grave “Gratë mund të mbajnë gjysmën e qiellit.”

Në vitin 1980, qeveria kineze bëri një reformë të rëndësishme në ligj, duke përfshirë citimet që ndalojnë martesat mes  familjarëve të afërt (motra vëllezër etj.) si dhe atyre më të largët (kushërinj, xhaxhallarë e mbesa).

Neni përcaktues përfshin fjalët “të afërm gjaku” prandaj nusja e dhëndri i martesës në Suzhou nuk janë të lidhur nga gjaku dhe ndalimin nuk aplikohej.

FOTO GALERI
1/3
Nëna e djalit shpërtheu në lot teksa thoshte se nusja është bija e saj që kishte 20 vjet që e kërkonte.

Top Channel