Ushtria e Francës stërvitet bashkë me robotët, me këmbë e me rrota (fotot)

09/04/2021 17:26

Ushtria franceze ka postuar së fundmi imazhe të misioneve të trajnimit së bashku me disa robotë, siç është ‘Spot’, qeni robot i kompanisë amerikane Boston Dynamics.

Fotot kanë shkaktuar polemika online, në lidhje me pasojat morale deh etike të përdorimit të robotëve apo inteligjencës artificiale në luftë.

Në stërvitejen francez robotët nuk dukeshin të armatosur dhe thuhej se manovrat stërvitore ksihin si objektiv “ndërgjegjësimin e të rinjve për sfidat e të nesërmes”, siç është “robotizimi i fushëbetejës”.

Pra në fjalë të tjera përfshirja e makinerive autonome të luftës është një zhvillim i pashmangshëm në betejë, megjithë debatin etik të kalimit të vendimmarrjes së tërheqjes së këmbëzës nga makineria.

Përveç qenit robot me katër këmbë në manovra shiheshin mjete të tjera të komanduara në distancë ose me lëvizje autonome, siç janë blindat me rrota të armatosur dhe të paarmatosur.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel