Elefanti i vogël simpatik thërret shokët për ndihmë pas bllokimit në gropën e ujit (fotot)

09/04/2021 16:23

Një elefant i vogël i adhurueshëm është kapur në kamera teksa thërriste një prej shokëve të tij kur nuk arrinte dot të dilte nga pellgu i ujit.

I riu po luante me anëtarët e tufës së tij kur rrëshkiti në ujë, por për fat të mirë nëna e tij ishte aty pranë për t’i dhënë një dorë, duke e nxjerrë nga pellgu i rezervatit të elefantëve Addo, në Afrikën e Jugut.

Charmaine Joubert, e cila bëri fotot tha: “Këlyshët e elefantëve janë gjithmonë zbavitës në pellgjet me ujë, veçanërisht në ditët e nxehta. Unë arrita ta kap në foto në momentin para se të binte së prapthi”.

“Një tjetër këlysh kurioz erdhi për t’iu bashkuar.

“Arrita të marr disa imazhe të qarta para se të rrethoheshin nga tufa që i ndihmoi të riktheheshin në brezin e lartë jashtë ujit”.

FOTO GALERI
1/5
Një elefant i vogël i adhurueshëm është kapur në kamera teksa thërriste një prej shokëve të tij kur nuk arrinte dot të dilte nga pellgu i ujit.

Top Channel