Akuzë për gjyqtarin Bevis Shehaj/ Gjyqtari i shkallës së parë rrëzoi vendimin e Apelit!

09/04/2021 20:08

Prej vitesh një banor i qytetit të Fierit endet në procese gjyqësore për shkak të vendimeve të gjyqtarit Bevis Shehaj.

Gjyqtari administrativ i Vlorës është paditur edhe në prokurori për vendimet që ka dhënë në lidhje me një pronë në Fier.

Arben Myzeqari nga Fieri ka denoncuar gjyqtarin Bevis Shehaj për vendime antiligjore. Ai akuzon gjyqtarin se në gjykimin e çështjes së tij është kërcënuar.

Konflikti ishte për një pronë prej 460 metrash në qendër të qytetit të Fierit, për të cilat ishin paguar 113 milionë lekë për legalizimin. Prona më pas është marrë për interes publik dhe pronari ka kërkuar kthimin e parave të legalizimit, sepse kishte një kontratë të rregullt.

Arben Myzeqari thotë se gjyqtari Bevis Shehaj ka dhënë një vendim të padrejtë.

Për këto vendime ai e ka paditur gjyqtarin në prokurori ndërkohë që çështja po trajtohet edhe nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Top Channel