112 veprat e Sali Shijakut/ Për herë të parë ekspozohen edhe 12 nudot në vizatim të piktorit

08/04/2021 19:28

Ekspozita prezanton 112 vepra të piktorit Sali Shijaku, në vizatime, pikturë dhe skulpturë.

Këto vepra kanë secila individualitetin e saj, por një pjesë e madhe e tyre përbëjnë tema të cilat piktori i ka trajtuar përgjatë gjithë jetës tij si artist.

Po ashtu ekspozohen për herë të parë 12 nudo në vizatim të piktorit Sali Shijaku, realizuar në harkun kohor të viteve 2000 – 2010.

Mjeshtri është magjepsur 25 vjet nga ‘Zanat’ që dalin në dritë që nga viti 1980 e rrugëtojnë deri në vitin 2005.

Në këtë ekspozitë do të jenë prezente edhe figurat Homerike që piktori i ka trajtuar shpesh gjatë jetës së tij artistike. Nuk mund të mungonin edhe 5 autoportrete të piktorit.Ndërsa ne skulpturë vepra më e spikatur në zhanrin e skulpturës veçohet monumenti i “Lirisë”, portretizimi i Shqipërisë.

Veprat e Sali Shijakut ndodhen në shumë vende të botës dhe sot janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ekspozita do të jetë e hapur në COD deri më 23 maj.

Top Channel