Listat e kandidatëve për deputetë/ Sondazhi: 41% mendojnë se PS ka ekipin më të mirë

08/04/2021 23:04

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel rezulton se 41% e të anketuarve mendojnë se PS ka ekipin më të mirë bazuar në listat e kandidatëve për deputetë në qarkun e tyre.

31% mendojnë se e ka koalicioni PD-AN dhe 3% mendojnë se e ka LSI.  18% janë asnjanës ndërsa 3% refuzojnë të përgjigjen.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.

Top Channel