Sondazhi: 53% njohin kandidatët e PS që drejtojnë listat e kandidatëve për deputetë. 70% nuk njohin kandidatët e LSI

08/04/2021 23:05

Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit janë pyetur për kandidatët që kryesojnë listat e PS, PD dhe LSI në 12 qarqet e vendit.

Nga të dhënat rezulton se njohin më shumë emrat që garojnë në listën e PS. Më konkretisht, 53% njohin kandidatët e PS, 50% njohin kandidatët e PD dhe 27% njohin kandidatët e LSI.

Nga ana tjetër rezulton se 44% nuk njohin kandidatët e PS, 47% nuk njohin e PD dhe 70% nuk njohin kandidatët e LSI.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.

Top Channel