Kompania shet ‘robotë seksi’ të klonuar nga partnerët e vdekur të klientëve (fotot)

08/04/2021 18:58

Për shumë njerëz që kanë humbur bashkëshortët e tyre para kohe, kukullat moderne të seksit mund të jenë njëfarë ngushëllimi. Por tashmë kompania e robotëve të seksit Lux Botics ka shkuar edhe një hap më tej, duke ofruar klonime të partnerëve të vdekur me në të teknologjisë së modelimit tre-dimensional.

Pandemia dhe karantinat kanë shtuar kërkesën për objekte të tilla nëpër botë, prandaj dhe Lux Botics ka nisur të ofrojë atë që quan “humanoidë ultra-realistë” për të kënaqur nevojat mishtore të njerëzve të mbetur pa partner.

Modeli kryesor i kompanisë “Adult Companion” e quajtur Stephanie ka dalë në shitje për $6,000 në faqen e tyre të internetit.

Ai përfshin kontroll të të folurit, njohje të fytyrës, sy “hiper-realistë” madje dhe me opsionin e mbjelljes së flokëve të vërtetë, si dhe kapacitete të kufizuara të inteligjencës artificiale.

Kompania ofron më tej një model 3D të detajuar sipas tipareve të të dashurve që kanë ndërruar jetë, duke u mbështetur në fotot e individit.

Veshja e modelit bazohet në dizajnin 3D te fytyres dhe trupit, me skeletin e robotit. Më pas robotit i instalohen buzët, thonjtë, vetullat dhe tipare të tjera të zgjedhura nga klienti.

 “Ne mund t’i bëjmë robotët të flasin por ende nuk i kemi bërë të ecin vetë,” thotë themeluesi i Lux Botics, Bjorn. “Shpresojmë që të arrijmë këtë në të ardhmen e afërt. Tashmë mund të bëjmë një pjesë të madhe të trupit të lëvizë në mënyrë natyrale njerëzore”.

FOTO GALERI
1/4
Lux Botics ka shkuar edhe një hap më tej, duke ofruar klonime të partnerëve të vdekur me anë të teknologjisë së modelimit tre-dimensional.

Top Channel