Shtëpia e Bardhë: E shqetësuar për dhunën në Irlandën e Veriut (fotot)

08/04/2021 21:51

Presidenti amerikan Joe Biden, me origjinë të largët irlandeze, tha sot se bashkohet me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe atë irlandez në thirrjet për qetësi në dhunën më të ashpër të disa viteve në kryeqytetin e Irladnës së Veriut, Belfast.

Pas një javë protestash politike e sektariane në Irlandën e Veriut, sekretarja e presidentit të SHBA, Jen Psaki, tha: “Jemi të shqetësuar për dhunën në Irlandën e Veriut, pasi presidenti  Biden mbetet i vendosur të sigurojë një Irlandë të Veriut të lulëzuar në të gjitha komunitete e saj, dhe në ruajtjen e paqes së fituar me shumë mund”.

Irlanda e Veriut është e ndarë në komunitete katolike e protestante, që kryesisht anësohen sipas linjave pro dhe kundër qeverisë britanike dhe politikave të saj në rajon. Por paqja ishte vendosur mes tyre që prej marrëveshjes së 30 viteve më parë që i dha fund konfliktit dhe aktivitetit të grupit të shpallur terrorist IRA.

Në tensionet e fundit kanë ndikuar dhe politikat e reja pas marreveshjes së Brexit me BE, ku Belfasti ndjehet i diskriminuar nga politikat ekonomike.

Policia tha se dje 600 njerëz u përfshinë në trazira në Belfast ku u dogj një autobuz dhe bomba benzine u lëshuan ndaj policisë, dhe mes komuniteteve të ndara nga “muri i paqes”.

Boris Johnson dhe kryeminitsri irlandez Micheál Martin, bënë thirrje për qetësi dhe ranë dakord se “rruga përpara është dialogu dhe puna me institucionet e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë”.

FOTO GALERI
1/11
Protesta e djeshme ne Belfast

Top Channel