Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në lagjen Grizë të Patosit.

Mësohet se ka rënë zjarr në banesën e një 82-vjeçari. Paraprakisht, policia njofton se dyshohet që zjarri të ketë rënë aksidentalisht nga oxhaku u ndezur në banesë.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Patos/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në lagjen Grizë, Patos, në banesën e shtetasit M. C., 82 vjeç, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel