Magazina e kthyer në laborator kanabisi

Drejtori i Hipotekës së Kurbinit, Etmond Stojani është shpallur në kërkim pasi bashkë me një person tjetër kanë kthyer magazinë në një laborator kanabisi.

Pas operacionit policor është arrestuar bashkëpunëtori, Vranicki Hisku, ndërsa policia është vënë në kërkim të Stojanit.

Policia zbuloi magazinën në fshatin Gjormë të Kurbinit, të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet e magazinës së kthyer në laborator kanabisi në Kurbin, e cila është shumë pranë rrugës.

Magazina e kthyer në laborator kanabisi

Ata gjithashtu kanë sekuestruar edhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar. Gjatë kontrollit të ambientit u sekuestruan 205 bimë kannabis  të kultivuara në vazo.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Drejtori i Hipotekës në Kurbin

Kurbin

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.   Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor antikanabis i koduar “Gjormë 2021”.  Policia zbulon brenda një magazine, një ambient të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.  Sekuestrohen një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.   Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe  punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Gjormë 2021”.    Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 24 vjeç, banues në Katund i Ri, Kurbin, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. S., 41 vjeç, banues në Kurbin.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.   Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.  Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike. Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit V. H. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë  zjarri pushkë me dylbi të montuar. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel