Sondazhi/ 34% njohin programin e PS, 31% të PD. Vetëm 9% mund të përmendin një element të programit të LSI-së

08/04/2021 22:39

Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit janë pyetur edhe për elementët e programit të tre partive më të mëdha në vendin tonë, PS, PD dhe LSI dhe përgjigjet e tyre janë tërësisht spontane.

Sa i përket përmendjes së të paktën një elementi nga programi i partive, 34% mund të përmendin një element të PS, 31% të PD dhe 9% të LSI. Nga të dhënat rezulton se një pjesë e madhe nuk njohin programin e LSI.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.

Top Channel