Vjen avioni me 100 mijë vaksina/ “Air albania” u ul në Rinas me ngarkesën nga Turqia

09/04/2021 01:21

Avioni i dytë që u ul këtë të enjte në Rinas ishte po nga Turqia.

Me Air Albania mbërritën 100 mijë vaksina kineze, të cilat duhet të kishin ardhur që të mërkurën, por kjo u bë e pamundur për shkak të bllokimit të punës së kontrollorëve në aeroport.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se plani i vaksinimit është shtyrë me 48 orë, si edhe tregoi se si do të vijojë procesi pas mbërritjes se kësaj sasie të madhe vaksinash.

Top Channel