Sondazhi/ Programi i PS: 44% nuk njohin asnjë prej elementëve. 20% përmendin vaksinimin

08/04/2021 22:41

Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel, zgjedhësit janë pyetur edhe për elementët e programit të tre partive më të mëdha në vendin tonë, PS, PD dhe LSI dhe përgjigjet e tyre janë tërësisht spontane.

Programi i vaksinimit (20%), rindërtimi pas tërmetit (17%) dhe trajtimi i papunësisë (14%), tre prej temave më të komentuara nga kryeministri Edi Rama në daljet publike i ka ardhur në mendje të intervistuarve për programin e PS në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa 44% e të intervistuarve thonë se nuk mbajnë mend ose nuk dinë asnjë nga elementët e programit të PS-së.

Top Channel