Procesi i vaksinimit/ Sondazhi: 68% vlerësojnë mirë punën e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, 27% e vlerësojnë keq

08/04/2021 22:10

Në sondazhin e tretë të IPSOS-Top Channel është vlerësuar puna e Edi Ramës dhe e PS për procesin e vaksinimit për të mbrojtur popullatën nga virusi Sars-Cov-2.

Nga të dhënat rezulton se 68% e vlerësojnë mirë punën e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së PS-së, ndërsa 27% e vlerësojnë keq. 11% e vlerësojnë mjaft keq dhe 16% e vlerësojnë shumë keq punën e Edi Ramës dhe qeverisë së PS-së në procesin e vaksinimit.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e tretë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 29 deri më 31 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1513 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve se cili lider apo parti do të donin që t’i drejtonte, si dhe për programin që kanë prezantuar tre forcat më të mëdha politike në vendin tonë.

Top Channel