Do të jetë gati para 25 prillit, Rama publikon pamje dhe tregon si do quhet aeroporti i Kukësit

08/04/2021 22:35

Aeroporti i ri në Kukës, që do të hapet së shpejti, do të quhet aeroporti Ndërkombëtar Zayed – Flatrat e Veriut.

Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar një video nga aeroporti i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.

“Aeroporti Ndërkombëtar Zayed – Flatrat e Veriut…”, shkruan Rama krahas videos.

“Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albania-s me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe të përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë Aeroport në Kukës”, është shprehur më herët Rama.

Top Channel