“Çfarë bëjnë këta xhagajdurët e LSI?”/ Biseda e Ramës me Bora Muzhaqin: Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune janë kthyer me PD

08/04/2021 19:56

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike telefonatën me kandidaten për deputete në listën e PS në qarkun e Tiranës.

Bora Muzhaqi renditet në vendin e 31 ndërsa biseda me Ramën është përqendruar tek mbështetësit e LSI në kryeqytet. Kryeminsitri jep porosi që “tu jepet dërrma më 25 prill”, ndërsa kandidatja i thotë Ramës se një pjesë e tyre po kthehen në PD.

Edi Rama: Bora, si je Bora?

Bora Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni?

Edi Rama: Unë mirë jam, si shkon puna?

Bora Muzhaqi: Mirë, mbarova një takim me studentët. Vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë, por ka dhe që duhet të afrohen, se fati varet.

Edi Rama: Ç’të duhet politika? Po nuk u more me politikë, merren të tjerët. Merret politika pastaj me ty. Po në territor?

Bora Muzhaqi: Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia.

Edi Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?

Bora Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkundi, në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë.

Edi Rama: Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t’u japim dërmen.

Bora Muzhaqi: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet e vaksinimin, isha me pedagogë, dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po i kthehen me entuziazëm punë. Vaksinimi po merret me me pozitivitet.

Edi Rama: Forca Bora, shkrije akullin. Të përqafoj fort e mirupafshim.

Top Channel