Engjejt Blu: Modelet F-18E i bashkohet skuadroneve akrobatike të flotës së SHBA

28/07/2020 21:55

Skuadronet e demonstrimeve ajrore të forcave të SHBA, Blue Angels kanë marrë modelet e para Boeing F-18E Super Hornet, që u ulën dje në bazën ajrore të Pensacola në Florida të cilat do të zëvendësojnë modelet më të vjetra F-18C Hornet.

Komandanti Brian Kesselring, foli në lidhje me transferimet: “Ishte një përpjekje e madhe që këta avionë të bëheshin gati për grupin tonë. Ne falenderojmë Boeing, komandën e forcave ajrore dhe detare, si dhe atë të armatimeve.”

Njësia akrobatike Blue Angels do të plotësojë skuadronin e saj të parë brenda vitit 2020, dhe prej vitit 2021 do të nisë me to shfaqjet ajrore.

Në skuadron përfshihen gjithashtu 9 modele F-18E dhe 2 variante dy-vendëshe F-18F, të cilat do të modifikohen për të plotësuar nevojat e grupit.

Grupi Blue Angels ka qenë aktiv prej vitit 1946 në SHBA, dhe ka fluturuar me modelet F-18 Hornet prej 34 vitesh që në 1986. Asokohe ato zëvendësuan A-4F Skyhawk II të cilët kishin zëvendësuar më herët modelet F-4J Phantom II në vitin 1969.
Ndërsa gjuajtësit F-18 Hornet janë hequr vitin e kaluar nga ushtria e SHBA por aktualisht dislokohen vetëm në disa aeroplanmbajtëse.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel