Ish-kryeministri dënohet me 12 vjet burg për skandalin e rryshfetit disa miliardësh

28/07/2020 16:55

Ish-kryeminsitri i Malajzisë, Najib Razak u shpall sot fajtor në një nga pesë gjyqet e skandalit të njohur si ‘1MDB’, duke u dënuar me 12 vjet burgim dhe 50 milionë dollarë gjobë.

Najib u shpall fajtor për të gjitha akuzat në lidhje me grabitjen e fondit shtetëror ‘1Malaysia Development Berhad’.

Por ai tashmë pritet të apelojë vendimin dhe nuk do të dërgohet menjëherë në burg, teksa shkruante në rrjetet sociale ‘Jam gati’ për të apeluar vendimin.

Gjykatësi e dënoi Najib me 12 vjet burg për abuzim me pushtetin, për shkelje kriminale të besimit, për pastrim parash, si dhe me gjobën 210 milion ringit malajzianë ($50 milionë).

67-vjeçari është dënuar deri tani për marrjen e $10 milionë nga fondi shtetëror, por përballet dhe me akuza të tjera që lidhet me rreth $500 milionë abuzime.

Miliarda dollarë janë vjedhur në total nga fondi dhe janë shpenzuar në çdo gjë luksoze që prej blerjen së pronave deri te avionët privatë, vepra arti nga Claude Monet e Vincent van Gogh, teksa në skandal është gjithashtu e përfshirë kompania financiare Goldman Sachs.

Akuzat e gjyqit të parë të Najib janë relativisht të vogla në krahasim me gjyqin e dytë që është më i rëndësishëm i cili fokusohet në abuzimet prej rreth $500 milionë.

FOTO GALERI
1/10
Najib Razak vjen ne gjykaten e larte te Kuala Lumpur

Top Channel