Atalanta rikthehet menjëherë te fitorja në Serie A. Pas barazimit ndaj Milanit skuadra e Gasperinit vazhdoi momentin pozitiv falë suksesit me përmbysje ndaj Parmës në stadiumin Enio Tardini.

Një sukses me shifrat 1-2 që erdhi në 20 minutat e fundit të takimit për Atalantën. Kulusevski kaloi në avantazh vendasit në fundin e pjesës së parë duke realizuar ndaj ish-skuadrës së tij.

Por për të ngjitur bergamaskët në kuotën e 78 pikëve menduan Malinovsky dhe Gomez që në minutat 70 dhe 84 përmbysën shifrat në favor të miqëve. Një fitore e rëndësishme kjo për Atalantën në garën për vendin e 2-të me Interin dhe Lazion.

Top Channel