Po skadon afati/ Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si presidente: Na sillni emrin me 15 firma! LDK : Do emër kandidati që në fund të zgjedhësh Feride Rushitin 28/04 22:20
Zënia e të gjithë shtretërve në spitale me pacientë të prekur me coronavirus, ka vënë në lëvizje Qendrën e Mjekësisë Familjare këtu në Obiliq.
Kjo QKMF, me vetiniciativë është duke punuar për krijimin e hapësirave të reja për dhënien e trajtimit mjekësor të pacientëve me coronavirus.
Drejtori i klinikës, Haki Jashari tregon brenda dy jave pritet të furnizohen me shtretër, monitorë dhe oksigjen të mjaftueshëm për trajtime ditore.
E trajtimi mjekësor do të bëhet po i njëjti sikurse në Klinikën Infektive.
Jashari tregon se banorët e Obiliqit kanë 30 për qind më tepër sëmundje respiratore për shkak të ndotjes nga termocentralet, andaj apelon qytetarët për respektim të masave.
Top Channel