Conte mposht Gattuson për të dytën herë në kampionat në këtë sezon duke u hakmarrë në një farë mënyre për elimininim që i bëri Napoli nga Kupa e Italisë, ndërsa Interi falë suksesit 2-0 në San Siro në javën e 37-të të Serie A ruajti vendin e dytë në kampionat, pozicion që ja kishte marë përkohësisht Atalanta.

Ishte cinik ai që zbriti në fushë në San Siro, me Napolin që krijoi më shumë raste për shënim por zikaltrit u treguan më të saktë përpara portës. Në minutën e 11-të D’Ambrosio i shërbyer nga Biraghi shënoi mposhti Meret për një gol të gjithin italian pasi në aksion mori pjesë edhe Candreva.

1-0 për Interin, por Napoli nuk u dorëzua dhe u hodh në sulm në kërkim të barazimit duke humbur disa raste të pastra sidomos me Insignen ndërkohë edhe Handanovic u shfaq në lartësinë e duhur. Në pjesën e dytë në minutën e 60-të Conte zëvendësoi Sanchez me Lautaro Martinez dhe argjentinasi ja shpërbleu pasi në minutën e 74-t pas një inkursioni personal realizoi një gol të bukur nga distanca duke dyfishuar shifrat.

Kaq mjaftoi që Interi të merrte tre pikë shumë të rëndësishme në garën për vendin e 2-të ndërkohë që Conte vendosi një rekord përsa i përket numrit të pikëve me Interin që nuk e kishte kaluar ndonjëherë shifrën e 76 pikëve që pas sezonit 2009-2010 kur me Jose Mourinhon në stol fitoi tripletën e famshme.

Top Channel