19:28
Drejtonte kamionin pa targa e të ngarkuar me krom/ Shoferi kundërshton policinë së bashku me vëllezërit e kushëririn, arrestohen tre prej tyre
Kukës – Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Kukësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë si dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës. Të arrestuarit janë Bledar Dauti., 30 vjeç, Arben Dauti., 33 vjeç dhe Bardhyl Dauti., 34 vjeç, banues në Golaj. Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. D., 36 vjeç, njëri prej vëllezërve të drejtuesit të kamionit.