Teksa vijon fluksi i lartë i qytetarëve, të cilët gjenden në pritje për të kaluar pikën kufitare të Kapshticës mësohet se edhe për ditën e sotme është plotësuar kuota ditore prej 300 personash.

Radha është e gjatë, njerëzit ndodhen në pritje, ndërkohë që mësohet se disa shtetas janë kthyer mbrapsht nga autoritetet përkatëse dhe nuk kanë mundur ta kalojnë kufirin për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Më shumë se 250 shtetas janë bllokuar ditën e djeshme në këtë pikë, 7 autobusë si dhe mjete të vogla. Sa u takon parregullsive në dokumentacion, disa kanë rezultuar fotokopje e ndërsa të tjera kanë patur mungesë barkodi.

Top Channel