08:30
Keni aplikuar për tu bërë pjesë e policisë? Uniformat blu japin njoftimin e rëndësishëm
Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e policisë. Policia njofton se pas shpalljes së fituesve, nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.