E mërkurë, 17 Mars 2021
07:57
E rëndë në Vlorë, vetëvaret në oborrin e shtëpisë 64-vjeçari

Një 64-vjeçar është vetëvarur në oborrin e banesës së tij rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani” në Vlorë.

07:30
Vranësira dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:17
Zbulimi i SHBA: Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

Sipas një raporti të zbulimit amerikan të publikuar të martën, presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të ketë drejtuar personalisht përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për t’i orientuar ato në favor të kandidatit Donald Trump, një hap që sipas burimeve mund të bëhet shkak për sanksione nga ana e SHBA.

06:57
Sulm terrorist në Nigeri, 58 persona të vdekur

Të paktën 58 persona janë vrarë në Nigeri pas një sulmi në kufi me Malin. Atentatori hapi zjarr kur 4 automjete ishin duke sjellë njerëzit mrapa në shtëpitë e tyre pas pazarit në rajonin e Tillaberisë.

06:28
8 të vdekur nga një sulm me armë në SHBA, mes tyre 4 femra aziatike

Tetë persona, duke përfshirë 6 gra aziatike janë vrarë në tre SPA të ndryshme në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

06:16
Duhet t’i dini patjetër/ Rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga dhimbjet e kokës

Dhimbjet e migrenës janë të forta dhe përcëlluese sa duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo, migrena duket se është shkaktare e një sërë sëmundjesh të tjera.

05:52
Këto janë mënyrat për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak

Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla.

05:30
Zgjidhjet më të mira natyrale për gurët në veshka

Gurët në veshka prekin rreth 10% të popullsisë në botë. Në Shqipëri shifrat janë edhe më të larta dhe problemi është më i përhapur pasi rastet janë duke u shtuar. Shfaqja e gurëve është më e zakonshme tek meshkujt midis moshës 30 dhe 40 vjeç. Shqetësimi që sjellin gurët në veshka është një situatë e dhimbshme që mund të zgjasë me javë të tëra.

05:05
Ishte e vaksinuar kundër Covid-19 gjatë shtatzanisë, gruaja lind foshnjën me antitrupa

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ishte vaksinuar kundër Covid-19, ka lindur foshnjën me antitrupa.

03:30
Gjermani/ Makina përplas një grup personash, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një makinë përplasi një grup njerëzish në qytetin lindor gjerman Leipzig, duke vrarë dy persona dhe duke lënë dy të tjerë të plagosur, njoftoi policia.

03:09
Pakistan/ 7 minatorë të vdekur në një shpërthim në minierë

7 minatorë kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të metanit në një minierë në krahinën pakistaneze Beluchistan.

02:44
Turqia raporton 16.749 raste të reja me COVID-19, hyrja për udhëtarët tashmë bëhet me formular

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 16.749 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 874 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.91 milionë.

02:23
Erdoğan: Qëndrimi i Turqisë ndaj Mesdheut Lindor mbetet i njëjtë

Duke theksuar qëndrimin vendimtar të Ankarasë ndaj çështjes së Mesdheut Lindor, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga ai qëndrim.

01:56
Greqia i thotë “po” Astrazenecas/ Rekomandohet vijimi i vaksinimit pas dy mbledhjeve urgjente në 24 orët e fundit

Komisioni Kombëtar i Vaksinimit të Greqisë pasi është mbledhur dy herë urgjent brenda 24 orëve të fundit ka rekomanduar vazhdimin e procesit të vaksinimit me vaksinat e kompanisë AstraZeneca.

01:32
Zbulohen dorëshkrimet biblike/ Do plotësohen paragrafët e librave të Zakarias dhe Nahumit

Një dorëshkrim biblik, 2 mijë vjeçar, është zbuluar në shkretëtirën e judës në Izrael, i pari zbulim i këtij lloji që nga gjetja e dorëshkrimeve të detit të vdekur, më shumë se 70 vite më parë.

01:11
LDK, konsensus për presidentin/ Kreu i ri i partisë: Do jemi konstruktivë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë konstruktive sa i takon çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit, tha të martën, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

00:58
Qetëson trajneri i Wolves: Rui Patricio është mirë, mban mend çfarë ndodhi

Liverpooli fitoi minimalisht ndaj Wolves me gol të Diogo Jotas në javën e 29-të të Premier Leagues, duke lënë pas dy humbjet radhazi përballë Fulhamit dhe Chelsea-t, por përtej suksesit të “The Reds”, në “Molineux” u përjetuan momente frike për jetën e portierit të “Ujqërve”, Rui Patricio.

00:34
CONI hedh poshtë apelin e Romës për rastin “Diawara”

Hidhet poshtë apelimi i Romës ndaj vendimit të gjykatësit sportiv, që i dha fitoren në tavolinë (3-0) Veronës në sfidën e javës së parë të këtij sezoni në Serinë A. Skuadra verdhekuqe u dëmtua për shkak të aktivizimit të Diawara, që ishte federuar gabimisht si lojtar i skuadrës U-22, edhe pse i kishte mbushur 23-vjeç.

00:09
Dënohet me thuajse 5 vite burg, jep dorëheqjen trajneri i Dinamos së Zagrebit

Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Zoran Mamic ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit legjendar kroat vetëm dy ditë para ndeshjes së kthimit në Europa League ndaj Tottenhamit.

E martë, 16 Mars 2021
23:50
Champions League/ Nuk ka surpriza, Real Madrid e Manchester City kalojnë në çerekfinale

Nuk ka surpriza në sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, teksa Reali i Madridit dhe Manchester City ia dolën të kualifikohen në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

23:37
Top Story/ U ndërhy gabim, skaliera në Drin që po fut në kolaps lagunën e Kune-s

Këtu jemi në plazhin e Shëngjinit. Banorët për të penguar erozionin kanë ngritur një barrierë me thasë rërë përgjatë gjithë gjatësisë së bregut. E megjithatë pak mund të bëhet në këtë situatë. Kjo zonë është përfshirë disa herë nga përmbytje të forta, të cilat janë shkaktuar edhe nga stuhitë e forta detare. Edhe këtu bunkerët tashmë janë në det.

23:31
Top Story/ Kune – Vain nën pushtetin e erozionit, deti i ka përpirë 362 ha sipërfaqe

Laguna e Kune Vain në Lezhë, është zona e parë e mbrojtur në vendin tonë. Ajo mori statusin e rezervatit të gjuetisë më 1940-ën, dhe ka një sipërfaqe prej 2300 hektarësh.

23:20
Top Story/ Ndërtimet në Durrës dhe Lalëz, nga Karpeni deri në te Kepi i Rodonit zhduken qindra hektarë plazh

Zona bregdetare e gjirit të Durrësit është dëshmi e qartë e ndërhyrjes brutale ndaj natyres. Me një gjatësi prej 50 km, dikur e shoqëronte një brez i gjerë pishash, sot në më shumë se gjysma e saj, në plot 27 km karakterizohet nga një zonë erozive mjaft aktive.

23:04
Top Story/ Babëzia mbi lumenjtë, arsyeja kryesore pse erozioni vazhdon të dominojë

Çfarë ka bërë që erozionit të jetë me ritme kaq të larta?

23:01
Top Story/ Erozioni “zhduk” plazhin e Semanit, deti ka përparuar 1 km

Erozioni detar është forma më e përhapur e erozionit në vendin tonë. Me një vije bregdetare prej 454 km, ekspertët mendojnë se degradimi nga erozioni detar i vijës dhe sipërfaqeve bregdetare është një dukuri sa serioze, aq dhe alarmante.

22:54
Beyonce merr vëmendjen e të gjithëve në “Grammy 2021” me dorezat me thonj ari (Fotot)

Ylli botëror, Beyonce ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë paraqitjes në ceremoninë e “Grammy 2021″.

22:52
Top Story/ Si po i zhdukim pyjet në vendin tonë. Ekspertët: Mbrojnë tokën 85% nga erozioni

Prerja dhe djegia masive e pyjeve janë një tjetër faktor që favorizojnë rritjen e erozionit. Nëse një sipërfaqe toke nuk është e mbuluar me mbulesë bimore atëherë reshjet e shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje të saj.

22:46
Top Story/ Ndërtimet galopante dhe pa kriter, armiku kryesor që nxit erozionin

Erozioni është një fenomen i përhershëm. Para viteve 90-të në vendin tonë ai është mbajtur nën kontroll, por pas viteve 90-të vihet re një rritje galopante.

22:41
Top Story/ “T’u qepemi kodrave t’i bëjmë pjellore si fushat” aksioni që zhduku 300 mijë hektarë pyje

Erozioni aktualisht konsiderohet si një ndër rreziqet kryesore që po shkatërron burimet nëntokësore.

22:38
Princi Philip lë spitalin pas operacionit në zemër

Princi Philip, Duka i Edinburgut, është larguar nga spitali i Mbretit Edward VII në Londër pas një muaji i shtruar.

22:35
Vaksinimi në vend, Rakacolli: Qëllimi është të sigurojmë një numër të vaksinuarish që në sezonin e turizmit të jemi gati

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha mbrëmjen e sotme në Open se pritet të rritet ritmi i vaksinimit në vend.  

22:26
Polemikat për Astrazenecan/ Pipero tregon në Open: Kushtet e thjeshta të ruajtjes, çmimi e bëjnë të konkurueshme

Mjeku i njohur shqiptar, Pëllumb Pipero tha se ka shumë arsye të tjera se përse janë krijuar këto polemika të vaksinës së Astrazenecas.

22:23
Moderna nis testimin e vaksinës në foshnje dhe fëmijë të vegjël

Kompania amerikane e barnave Moderna tha se ka nisur studimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç.

22:09
“Nuk mund të duroja kërcënimet…” truproja e presidentit Erdogan vret veten, lë një letër

Truproja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka kryer vetëvrasje ditën e sotme.

22:04
Mjeku shqiptar në Milano: Kanë ngelur në frigorifer 1 mln doza të Asrazenecas

Albert Troci, mjeku shqiptar  në Milano tha mbrëmjen e sotme në Open se janë 1 milionë doza të Asrazenecas që kanë ngelur në frigorifer.

21:53
“Po pres radhën”, Mjeku shqiptar në Londër: Janë vaksinuar 11 milionë qytetarë në Britani

Mjeku shqiptar, Adrian Fandi në një lidhje me skype në emisionin Open tha se po pret që të vaksinohet me Astrazeneca.

21:52
Sportisti i ri humb jetën nga goditja në kokë e diskut të hokejit në akull (fotot)

Sportisti 19-vjeçar i hokejit në akull Timur Faizutdinov ka vdekur sot tragjikisht pas një goditjeje që kishte marrë disa ditë më parë në akullin e pistës.

21:43
A ta bëjmë vaksinën? Pipero: Ja çfarë ju kam thënë mësuesve që më kanë shkruar

Mjeku Pëllumb Piperi i ftuar në Open zbuloi se çfarë këshille u ka dhënë mësuesve që kanë dyshime në marrjen e vaksinës Astrazeneca.

21:29
Përdorimi i Astrazeneca/ Mjekja shqiptare që punon në Teksas: Nuk ka vend për panik

Mjekja shqiptare që punon në Teksas të SHBA-së, Rubina Muzina në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në Open tha se EMA ka një punë të vështirë që të marrë një vendim për shkak të shteteve anëtare të BE-së.

21:28
Vendimi! Do vazhdojë vaksinimi me Astrazeneca në Shqipëri

Shefja e Komitetit teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli tha në Open se në vendin tonë do të vazhdohet procesi i vaksinimit me dozat e Astrazeneca në një kohë që OBSH dhe EMA nuk deklarojnë për të kundërtën.

21:25
Paul Gascoigne hidhet në det nga helikopteri, në hapjen e programit italian ‘Isola dei famosi’ (fotot)

Legjenda angleze e futbollit Paul Gascoigne ka nisur shfaqjen e tij në një ‘reality-show’ italian, duke u hedhur në det nga helikopteri, për sfidën e tij të parë ‘të mbijetesës’.

21:24
Mësuesja që mori vaksinën Astrazeneca: Isha e vendosur që ta bëja, jam shumë mirë

Përdorimi i vaksinës anticovid Astrazeneca është akoma në pikëpyetje.

21:19
A shkakton trompozë AstraZeneca? Rakacolli në Open: S’kemi asnjë rast në Shqipëri

Në një kohë që 23 vende kanë pezulluar përdorimin e vaksinës Astrazeneca, në vendin tonë, ka nisur vaksinimi i mësuesve me këtë vaksinë , ku një pjesë prej tyre kanë hezituar në marrjen e dozës.

20:58
Britania heq dorë nga kufizimet për armët bërthamore: Duhet të sfidojmë Kinën

Qeveria britanike tha sot në prezantimin e programit të sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme, se po heq dorë nga reduktimi i armatimeve bërthamore, duke vendosur t’i shtojë raketat me mbushje atomike, si rezultat i rritjes së fuqisë së Kinës.

20:57
Rusia dhe Irani “ndërhynë në zgjedhjet në SHBA” me operacione dezinformuese

Rusia dhe Irani kanë zhvilluar operacione dezinformuese për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020, thuhet në një raport të inteligjencës amerikane.

20:45
Edhe një variant i ri i coronavirusit zbulohet në Francë

Një variant i ri i coronavirusit u gjet në rajonin francez të Bretagne, njoftoi Ministria Franceze e Shëndetësisë, duke shtuar se analiza fillestare nuk tregoi se ky variant i ri është më serioz ose më i transmetueshëm se të tjerët.

20:35
Fiks Fare/ Thyen këmbën, i vendos hekur dhe vida, pushohen hetimet: Dëmtim i lehtë!

Fiks Fare denoncoi veprimet e Prokurorisë dhe Policisë Rrugore në Tiranë, të cilat kanë pushuar hetimet e një aksidenti, ku një zonjë ka rrezikuar seriozisht edhe jetën. Ajo ka pësuar thyerje të këmbës, ka vendosur hekur dhe vida në kockë, ndërsa ka pasur dëmtime edhe në trup dhe kokë.

20:30
Plani i Johnson për Britaninë/ Strategji prej superfuqie dhe kufij të rinj

Kryeministri britanik do të prezantojë planet për fokusin e ri të politikës së jashtme, pas daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

20:23
Rusia kërcënon me bllokimin e përkohshëm të Twitter-it

Rusia kërcënoi se do të bllokojë Twitter-in për një javë, duke thënë se platforma sociale ka dështuar të heqë përmbajtjen e paligjshme.

20:20
Festivali tradicional i Pranverës shkon mos më keq kur dordoleci shpërthen në flakë megjithë performuesin (video)

Një video nga rajoni rus i Leningrad është bërë virale në internet pasi djegia tradicionale e dordolecit gjigand, thuajse u kthye në një katastrofë kur shpërtheu në flakë megjithë punonjësin, para turmave festive.

20:15
Pavarësisht pandemisë/ Vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

20:10
Ftesë në 5/ Në luftë me kancerin, e ftuara heq paruken live: Ky është realiteti im, rëndësi ka zemra!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e Ana Tafilit, durrsakja që prej katër vitesh po lufton me kancerin.

20:04
Njihuni me mrekullitë në malësitë e Skraparit e historinë e madhe e të shenjtë që po çmend Evropën e që ne njohim fare pak – Fshatrat e Shqipërisë

Duket se po ndahet për së gjalli kjo tokë nga njerëzit.

20:00
“Pfizer ka më shumë raste të mpiksjes së gjakut se AstraZeneca, përse BE nuk e ndalon atë?”/ Hipokrizia e kombeve evropiane, Italia pranon se vendimi ishte ‘politik’

Në shkrim të britanikes online, “Daily Mail” thuhet se vaksina e Pfizer është e lidhur me më shumë raste të mpiksjes së gjakut se sa AstraZeneca në raportet nga Mbretëria e Bashkuar, në mes të revoltës masive ‘ngatërruese’ të Evropës kundër kësaj të fundit .

19:57
Brazili në ‘kthetrat’ e Covid-it/ Ministri i katërt i shëndetësisë në një vit pandemi

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka zgjedhur ministrin e tij të katërt të shëndetësisë që kur pandemia e koronavirusit goditi vendin, dhe e bën këtë në kohën kur sëmundja në Brazil po përhapet shumë dhe pas një serie gabimesh të kritikuara shumë nga ekspertët e shëndetit publik.

19:48
Mjekët e Kosovës nuk po vaksinohen/ Ministria e Shëndetësisë nuk po bashkëpunon me Shqipërinë

Dy mjekë kosovarë mëngjesin e sotëm kishin marrë rrugën drejtë Kukësit për t’u vaksinuar me vaksinën anti-covid.

19:40
Shkodër, mësuesit po vaksinohen/ Në ditën e parë, shumë arsimtarë refuzuan të marrin Astrazeneca

Pavarësisht lajmeve mbi AztraZenecan, këta ishin dy mësuesit e parë që pranuan pa frikë të vaksinohen.

19:40
Durrës, nis vaksinimi/ Mësuesit po shkojnë me radhë në qendrën e vaksinimit

Ka nisur edhe në Durrës procesi i vaksinimit të mësuesve.

19:21
Italia dhe Franca të gatshme të rifillojnë vaksinimin me Astrazeneca vetëm nëse EMA jep dritë jeshile

Italia dhe Franca do të rifillojnë vaksinimin me Astrazeneca vetëm nëse pasi Agjencia Evropiane e Barnave jep miratimin.

19:18
Andi i bën dhuratën që çdo vajzë do e donte, Jasmina ‘e humb fare’

Marrëdhënia e Andit me Jasminën duket se ka shkuar në një tjetër nivel. Ai sot i ka dhuruar një album fotografik e cila ishte në formën e një blloku, ku në çdo faqe të saj kishte një foto të shoqëruar edhe me një dedikim.

19:08
Yzeiri: Nuk po shkëputemi dot nga modeli elektoral i të fortëve

Analisti Ilir Yzeiri, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisioni “Top Talk” se vendi ynë nuk po shkëputet dot nga modeli elektoral i të fortëve.

18:53
“Sikur doli me kushëririn që kishte ardhur nga Anglia”/ Ervisi s’fal Erlindin: S’jam si ty manjak !

Takimi që po diskutohet sot në Përputhen është ai i Sarës dhe Ervisit.

18:50
Sindi rrëfen sot të fshehtat e saj, jam takuar jashtë emisionit me…

Puntatën e sotme të Për’Puthen Sindi ka rrëfyer sekretet e saj.

18:50
Listat/ Koalicioni opozitar ridërgon në KQZ më shumë kandidatë sesa kërkon ligji, zbulohen emrat që lëvizin në momentin e fundit

Koalicioni opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim ka ridepozituar listat e reja të kandidatëve për deputet, ku më shumë sesa lëvizjet e kandidatëve bie ne sy shtimi i tyre.

18:41
Spitali në Fier që po ndërtohet nga Turqia/ Pamjet e punimeve në kohë reale

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamjet nga punimet në spitalin e Fierit.

18:31
Arrestohet Pjetër Shala në bazë të aktakuzës së Gjykatës Speciale

Autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën, në bazë të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

18:11
Të flesh me arinj polar…Shpërthejnë polemikat për hotelin e ri në Kinë

Një hotel kinez, që ka në qendër një ambient në të cilin qëndrojnë arinj polarë, me qëllim që t’i ofrojë një pamje të përhershme, të kënaqshme, klientëve, është pritur që në hapje me një mori polemikash.

18:08
Zbulim në shkretëtirë/ Gjendet dorëshkrimi biblik 2 mijë vjeçar

Një dorëshkrim biblik, 2 mijë vjeçar, është zbuluar në shkretëtirën e Judës në Izrael, i pari zbulim i këtij lloji që nga gjetja e dorëshkrimeve të detit të vdekur, më shumë se 70 vite më parë.

18:06
2 të vdekur teksa vajza që bënte foto bie në ujëvarë, bashkë me shokun që tentoi ta shpëtonte (fotot)

Dy miq kanë gjetur vdekjen tragjikisht teksa përpiqeshin të bënin foto në një ujëvarë piktoreske.

18:03
Ulen ndjeshëm rastet me COVID/ 17 humbje jete në 24 orët e fundit, 749 qytetarë të shëruar

Numri i të prekurve me COVID është ulur ndjeshëm në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 475 persona.

18:02
Japonia e pranon: Puna e tepërt vret, një punonjës i Sony-t vdiq nga oraret e zgjatura

Zyra e verifikimit të kushteve të punës, në Japoni, ka dalë në përfundimin se vdekja e një punonjësi të Sony-t, në Emiratet e Bashkuara Arabe në janar të viti 2018 është shkaktuar nga puna e tepërt.

17:58
KQZ miraton listën e PS për zgjedhjet, Bojken Abazi i VV kandidon në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të plotë listën zgjedhore të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

17:58
Borisov takon Bujar Osmanin/ Kërkon negociata pa emocione me Shkupin

“Të gjitha kontradiktat midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen. Brezat e ardhshëm nuk do të na falin që kemi humbur këtë mundësi të madhe”. Kështu i ka thënë kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë një takimi që zhvilluan të martën në aeroportin e Sofjes.

17:51
Bashkëshortja e Francesco Tottit shkëlqen me fustanin e stilistes shqiptare (Fotot)

Ilary Blasi është një prezantuese shumë e njohur në Itali, ndërsa ka mbi 1 milion ndjekës në llogarinë personale në Instagram.

17:44
Top Talk/ Abilekaj: PD humbi moralin e dekriminalizimit, përfshiu në lista një të inkriminuar

Përfshirja e personave të inkriminuar në listat e  partive politike është një çështje, që diskutohet sa herë që bëhen publikë kandidatët në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

17:25
Veliaj: “Do 10-fishojmë bizneset start-up në Tiranë, promovojmë inovacionin”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë turit të tij në çdo njësi, u ndal edhe në lagjen 13, ku zgjodhi biznesin e suksesshëm të dy të rinjve, përfitues edhe nga programi i mbështetjes së start up-eve, për të lançuar dy prej nismave më të reja që lehtësojnë barrën fiskale për sipërmarrjet rinore. Bashkë me një prej kandidateve më të reja, që i është bashkuar listës së Partisë Socialiste në Tiranës, Bora Muzhaqi, të cilës gjithashtu i uroi sukses në sfidën e saj, Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në qendrën e gravitetit dhe në një model sa i përket start up-eve dhe inovacionit, sfidat e gjeneratës së ardhshme.

17:23
Britanikët duan të bëhen gjermanë/ Numër rekord kërkesash për pasaporta evropiane

Numri i britanikëve që po sigurojnë shtetësinë e një tjetër vendi anëtar të Bashkimit Evropian, thuajse është dyfishuar në vitin 2019.

17:23
Turqia hapet ‘pa kushte’ për turistët britanikë: S’ka nevojë për provë vaksinimi, as test koronavirusi

Ministri turk i turizmit Mehmet Ersoy tha dje se vendi do të presë turistët anglezë në sezonin e ri turstik pa pasur nevojë për provë vaksinimi dhe as të testit të tamponit, duke shtuar se “turistët britanikë do të priten me krahë hapur”.

17:22
Në Detin e Vdekur gjenden fragmente të Biblës (PAMJET)

Fragmente të një dokumenti të lashtë biblik, u zbuluan në një shpellë afër Detit të Vdekur në Izrael.

17:20
Kur “i dashuri” të trafikon

“Ai ishte shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm. Filluam një lidhje të fshehtë dhe pas një kohe, pasi më zbuloi familja, ata kërkuan që të takoheshin me të. Ai u takua dhe familjes i la përshtypje shumë të mirë”.

17:05
Vaksinimi me Astrazeneca/ Rama: Në Londër janë vaksinuar miliona pa probleme! Nëse na thonë ndaloni, ndalojmë!

Në Durrës ka vijuar sot procesi i vaksinimit të mësuesve me dozat e vaksinës Astrazeneca.

16:59
Lidhja Demokratike e Kosovës, Abdixhiku: Konstruktive për sa i takon presidentit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë konstruktive sa i takon çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit, tha të martën, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

16:57
Katër të varur në Iran për përdhunimin në grup të alpinistes para bashkëshortit (fotot)

Katër burra janë varur dje në Iran për përdhunimin e një gruaje, teksa bashkëshorti i saj ishte lidhur prej tyre dhe dëshmoi skenën.

16:55
Pandemia në Kosovë/ Hoti paralajmëron kthimin e mësimit online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se do të mbeten në fuqi të njëjtat masa kundër koronavirusit pasi “trendi është stabël “.

16:50
Plani i Boris Johnson për Britaninë/ Strategji prej superfuqie dhe kufij të rinj

Kryeministri britanik do të prezantojë planet për fokusin e ri të politikës së jashtme, pas daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

16:50
Imazhet satelitore/ Ndotja e ajrit po kthehet në nivelet para-pandemike ndërsa kufizimet lirohen

Pas një rënieje për shkak të bllokimeve të Covid-19, nivelet e ndotjes së ajrit po kthehen në numrin e tyre para-pandemisë, sipas një analize të imazheve satelitore.

16:45
Përdorimi i Astrazenecas/ Agjencia Evropiane e Barnave: Përfitimet tejkalojnë rreziqet

Agjencia Evropiane e Barnave tha sot pas mbledhjes se përfitimet e vaksinës anticovid AstraZenecas tejkalojnë rreziqet që mund të shkaktojë.

16:45
Pavarësisht pandemisë, vendet anëtare të NATO-s rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

16:30
Greqia vendos vijimin e vaksinimit me Astrazeneca

Greqia ka vendosur të vazhdojë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca, e cila është pezulluar në disa vende evropiane.

16:27
BE siguron së shpejti mbi 200 milionë vaksina Pfizer/BioNTech

Komisioni Evropian tha se pret që, në tremujorin e dytë të këtij viti, të sigurojë mbi 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

16:27
Nusja britanike e ISIS heq rrobat islamike e vesh ato perëndimore teksa tenton rikthimin në Londër (fotot)

Nusja ‘xhihadiste’ angleze Shamima Begum e cila ka qenë prej kohësh në faqet e para të gazetave teksa kërkon rikthimin në Britani pas humbjes se qytetarisë, ka hequr së fundmi rrobat tradicionale islamike duke u veshur në stil impresionues perëndimor.

16:25
Aksident në Tiranë, pranë Kishës Katolike (Fotot)

Një aksident rrugor ka ndodhur sot, pranë Kishës Katolike, në Tiranë.

16:20
Ukraina akuzon Rusinë për sulme të reja kibernetike

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Ukrainës tha se ka parandaluar një sulm të madh kibernetik nga hakerët rusë, që kishte në shënjestër të dhënat e klasifikuara të Qeverisë.

16:13
Vaksinimi i mjekëve kosovarë, në Kukës/ Ministria e Shëndetësisë së Kosovës: Nuk ka njoftim zyrtar, po listojmë ata që duan të shkojnë për t’u vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë, e pyetur nga Top Channel, thotë se nuk ka refuzuar këtë ndihmë simbolike nga Shqipëria, por fokusi kryesor është që të fillojë sa më parë vaksinimi në Kosovë.

16:01
Italia: Sulmi ndaj vaksinës AstraZeneca ishte politik, s’ka prova për mpiksje të gjakut, OBSH e ka pranuar (fotot)

Italia ka pranuar sot se lëvizja e saj për pezullimin e vaksinës së grupit AstraZeneca ishte një lëvizje politike nën presionin e qeverive të tjera të BE, teksa 12 vende evropiane kanë ndaluar injeksionet prej frikave të paprovuara të mpiksjes së gjakut te përdoruesit, shkruan DailyMail.

15:54
Brazili në ‘kthetrat’ e Covid-it/ Ministri i katërt i shëndetësisë, në një vit pandemi

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka zgjedhur ministrin e tij të katërt të shëndetësisë që kur pandemia e koronavirusit goditi vendin, dhe e bën këtë në kohën kur sëmundja në Brazil po përhapet shumë dhe pas një serie gabimesh të kritikuara shumë nga ekspertët e shëndetit publik.

15:48
Zbardhja e vrasjes së Behar Sofisë, Veliu falënderon strukturat policore: Të ketë sa më shumë modele të tilla bashkëpunimi e profesionalizmi

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mesditën e sotme, ka thirrur në një takim falënderues përfaqësuesit e strukturave që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes kriminale të ndodhur në 25 shkurt 2021, në Tiranë, ku u ekzekutua 66-vjeçari, Behar Sofia.

15:40
Çfarë nuk ‘shkon’ në deklaratat e Meghan Markle, në intervistën për Oprah Winfrey?!

Intervista e Meghan Markel dhe Princ Harryt, që rrëfeu disa nga sekretet e Pallatit, tronditën familjen mbretërore në Britani.

15:29
Zgjedhjet e 25 prillit/ PD ridërgon listat e kandidatëve për deputetë në KQZ

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ridepozituar dokumentacionin e kandidimit në KQZ.

15:29
Pelegrinazh në kishën e Laçit/ Të krishterë dhe muslimanë nisin ritin që mbahet mes 13 të martave

Ka nisur sot pelegrinazhi ne kishën e “Shen Ndout” ne Laç.