Ti Raporton! Kaos në spitalin e Peshkopisë, dhjetëra qytetarë në radhë, vatër e rrezikshme infektimi

08/09/2021 11:18

Spitali i Peshkopisë vijon të përballet me kaosin e krijuar nga qytetarët të cilët presin të marrin shërbimet.

Në pamjet e dërguara nga një qytetar duket qartë kaosi i krijuar mes qytetarëve në dyert e spitalit.

Në kushtet kur varianti Delta i COVID ka sjellë rritje të të infektuarve dhe të vdekurve në vend, spitali është kthyer në vatër të rrezikshme infektimi.

Top Channel