Vendimi më i fundit për vaksinim të detyrueshëm ka nxjerrë në pah një tjetër fenomen korruptiv.

Ata të cilët kanë vendosur se nuk do ta bëjnë vaksinën anticovid por e kanë të domosdoshme pajisjen me pasaportën e vaksinimit kanë nisur të korruptojnë mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore kundrejt pagesës 100 deri 200 euro në mënyrë që të hedhin të dhënat në sistemin e e-albania e të pajisen me pasaportë.

Ekspertë të krimit ekonomik janë në terren e kanë në mbikqyrje disa mjekë e infermierë. Po ajo që po ndodh tek ne është se disa paguajnë për të bërë vaksinën e preferuar e disa të tjerë paguajnë që të mos bëjnë vaksinën e në fund të rezultojnë të vaksinuar.

Nëpër qendra shëndetësore pasi qytetari plotëson formularin me të dhënat e tij dhe jep anamnezën tek mjeku, injeksioni i vaksinës bëhet nga infermieri.
Ndërkohë që një tjetër punonjës nga operatori i kujdesit shëndetësor hedh në portalin e albania të dhënat e formularit.

Por mekanizmi për të kontrolluar këtë proces bazohet vetëm tek nr i formularit dhe numri i shisheve bosh.

Ndërkohë që ekspertë të krimit ekonomik po hetojnë e mbikëqyrin mjekë dhe infermierë që regjistrojnë si të vaksinuar persona kundrejt ryshfetit
Emisioni fiks fare një natë më parë denoncoi rastin e një qytetari i cili pagoi 50 euro mjekun për t’i bërë vaksinën Pfizer apo dhe agjensi udhëtimi dhe laboratorë që pajisnin qytetarët me përgjigje fiktive tampon negativ pa i testuar fare .

Top Channel