“Bukën e shtrenjtuan importuesit”/ Kreu i shoqatës së biznesit të vogël: Rritja e çmimit duhet të hetohet

08/09/2021 15:13

Rritja e çmimit të bukës ka sjellë pakënaqësi tek konsumatori.

“ Ky është terror, pagat mbesin në vend, çmimet rriten. “

Sipas importuesve të miellit çmimi i bukës është rritur me 10 deri në 20 Lekë për shkak të ndryshimit të cmimi të grurit në bursë.

Ata thonë që më parë një ton grurë kushton 220 dollarë ndërsa sot 350 dollarë.

Kjo diferencë çmimi solli dhe rritje të çmimi të bukës në vend. Ndërkohë sipas Shoqatës së Biznesit ë Vogël dhe të mesëm, rritja e çmimi të bukës është bërë nga importuesit e miellit, me qëllimin që ata të fitojnë më tepër.

Shqipëria renditet si një nga vendet më të varfra në Europë. Eurostat raporton se çmimet e bukës e drithërave në Shqipëri ishin sa 70% e mesatares së Bashkimit Europian, për këtë ne bukën e blejmë 87 herë më shtrenjtë se qytetarët europian. Shqiptarët nuk shkojnë në teatër,në sporte,nuk shpenzojnë për veshjet jo se nuk duan,por sepse nuk kanë para.

“Nuk kemi lekë për ushqime jo më për argëtimit. Unë të gjithë pension e harxhoj vetëm për ushqime. Kam punuar 40 vjet dhe si kam plotësuar njëherë vetes qejfin”, thanë qytetarët.

Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin e të ardhura. Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë. Kështu ne si fillim sigurojmë larjen e faturave bazike si drita,uji,qiraja apo kredia, nëse mbet diçka atëherë familjet shqiptare fillojnë të mendojnë për argëtimin.

Top Channel