Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë për biznesin, Ambasadorja e SHBA-së: Shqipëria të luftojë korrupsionin, ndryshe klima e biznesit do jetë problematike  

08/09/2021 14:47

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes sundimit të ligjit dhe bizneseve.

Sipas saj, po çaloi njëra nuk mund të jetë efikase tjetra.

Duke shpërndarë raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit, Kim shkuan se Shqipëria duhet të ketë gjykata të pastra, të luftojë korrupsionin dhe të zgjidhë njëherë e mirë çështjen e pronave, në të kundërt klima e biznesit do të jetë problematike  dhe nuk do të ketë përthithje të investimeve të huaja, përfshirë ato amerikane.

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit”, shkruan Kim.

Top Channel