“Bandat shqiptare aktive në tregtinë e kokainës”, reporteri i Shqipërisë në BE: Autoritetet të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar

08/09/2021 17:26

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në të njëjtën kohë dhe eurodeputet, David Lega ka shprehur shqetësimin për disa nga vendet e Ballkanit, mes tyre dhe Shqipëria, që janë të përshira në tregtinë ndërkombëtare të kokainës.

Përmes një postimi në twitter, Lega shkruan se këto grupe operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv.

Në fund ai shton se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika. Grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në postimin e tij në twitter.

Top Channel