Raporti: Ushtarë afganë të trajnuar nga SHBA dezertuan, tani luftojnë krah talebanëve!

08/09/2021 17:00

Ushtarët afganë të trajnuar nga forcat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, britanike dhe amerikane thuhet se kanë dezertuar dhe tani po luftojnë krah për krah me talebanët, tregon një raport i ushtrisë britanike.

Oficerët britanikë kanë analizuar imazhet e fundit të talebanëve duke përdorur armët e tyre dhe janë të bindur luftëtarët po përdorin teknika që ushtarë afganë i mësuan nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, e vendet e NATO-s.

Një burim ushtarak britanik i tha The Times se ata identifikuan një luftëtar talebanë duke e mbajtur “gishtin drejt mbi këmbëzën e armës”, çka tregon se janë stërvitur nga forcat perëndimore ndërsa anëtarët veteranë të talebanëve, i mbajnë krejt ndryshe AK47 –tat e tyre. Ata kanë vënë re po kështu edhe detaje të tjera, që i shtyn të mendojnë se mjaft ushtarë afganë kanë dezertuar në mënyrë që të shpëtojnë veten, pas tërheqjes së vendeve perëndimore nga Afganistani muajin e kaluar.

“Ata thjesht kanë ndërruar krahë. Sot me njërën palë, nesër më tjetrën”, pohon burimi. Talebanët janë përpjekur vazhdimisht të sigurojnë afganët dhe vendet e huaja se nuk do t’i rikthehen brutalitetit të regjimit të tyre të dy dekadave më parë, të karakterizuar nga ndëshkimet e dhunshme dhe ndalimi i grave dhe vajzave nga jeta publike, por ka shumë raporte që tregojnë të kundërtën.

Top Channel