Gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona, procedohet penalisht ‘piloti’ në Tiranë

08/09/2021 16:52

Policia rrugore vijon me operacionin intensive në rrugët e kryeqytetit dhe ka proceduar penalisht 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese.

Njëri prej tyre është drejtuesi i një motori, i cili siç shihet nga pamjet e siguruara nga Policia e Shtetit është duke bërë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona, në një ndër rrugët më të populluara.

“Nga kontrollet policore, ditët e fundit janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”.”, thotë policia.

“Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetareve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete te pauniformuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.

Nga kontrollet policore, ditët e fundit janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar tërësisht për të krijuar një ambient social të sigurt si dhe gjen mundësinë edhe njëherë të falenderojë qytetarët për besimin dhe denoncimet e shumta të adresuara në lidhje me rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe të cdo paligjshmërie tjetër që konstatohet.

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë.

Top Channel