Të shtëna me armë në SHBA, 4-vjeçari humb jetën, 7 fëmijë plagosen

08/09/2021 01:21

Të shtëna me armë janë raportuar në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku mbetën të plagosur 7 fëmijë dhe një tjetër humbi jetën.

Katërvjeçari Mychal Moultry u godit dy herë në kokë kur plumbat e lëshuar jashtë shtëpisë së tij në lagjen Woodlawn në pjesën jugore të qytetit fluturuan përmes një dritareje të hapur, sipas mediave amerikane.

David Brown, zyrtar në policinë e Çikagos iu drejtua autorëve dukë thënë: Nëse doni të bëni një jetë të tillë, një jetë kriminale qëndroni të paktën larg fëmijëve tanë. Pse duhet të qëlloni ndaj një 4-vjeçari të pafajshëm.

Mësohet se policia ka ofruar një shumë të madhe parash për personat që ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Top Channel